Lajme

Vala e dytë? Miliona qytetarë në disa kontinente rikthehen në ‘’Lock- Down’’ prej COVID- 19

Disa vende i janë rikthyer masës së ‘’Lock- Doën’’ të kufizimit të lëvizjes teksa po pësojnë një rritje rastesh dhe viktimash nga COVID-19, që bën të duket se vala e dytë ka ardhur më shpejt se çfarë mendohej.

Në disa kontinente tashmë ka rikthim të masave të ‘’Lock- Doën’’ edhe pse Europa ende nuk është ndër to. Por Në Amerikën Latine, kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota tashmë është në karantinë 2 javore prej kësaj të hëne.

Në Afrikë qyteti verior i Tangiers në Marok u rikthye në Lock- Doën, kurse ishulli i Madagaskarit izoloi rajonin e Analamanga, që i përket kryeqytetit Antananarivo nën masa të rrepta javën e shkuar.

Po ashtu Afrika e Jugut, vendi më i goditur në këtë kontinent nga COVID_19 nuk lejon daljen jashtë gjatë natës.

Australia ka futur në karantinë Melburnin, qytetin e dytë më të madh të kontinentin me 5 milionë banorë që tashmë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Po ashtu shteti i Viktorias është izoluar duke mbyllur kufijtë me Neë South Ëales dhe South Australai.

Nga ana tjetër Izraeli në Azi ka rivendosur masat kufizuese edhe se po përballet me rezistencën e madhe nga qytetarët. Manila, kryeqyteti i Filipines do të shkojë në karantinë 2 javore sipas zyrtarëve të lartë aty kurse Uzbekistani prej 10 korrikut deri në 1 gusht ka rivendosur masat e rrepta të kufizimit të lëvizjes.

(BalkanWeb)

Show More

Related Articles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close